Lirohet zv.drejtori i policisë së Kosovës i cili u arrestua nga Serbia
Lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili u ndalua ditën e djeshme në Serbi, e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Aktualisht ai ndodhet rrugës për në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.
Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje.
(Kosova Sot Online)