Strik: Vuçiq dëshmon se ka zero synime për të avancuar marrëdhëniet me Kosovë

  • A.P /
  • 18 April 2024 - 23:01
Strik: Vuçiq dëshmon se ka zero synime për të avancuar marrëdhëniet me Kosovë

Pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit me autobusë, ka reaguar eurodeputetja holandeze Tineke Strik,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


 Strik në një shkrim në platformën “X”, ka shkruar se Vuçiq dëshmon se ka zero synime për të avancuar marrëdhëniet me Kosovën.

Ajo ka theksuar se pas këtyre ngjarjeve, do të ishte edhe më absurde që ai de facto të shpërblehej nga BE-ja me liberalizimin e vizave për pasaportat serbe të lëshuara në Kosovë.

“Shpresoj se Parlamenti Evropian do ta refuzojë propozimin e Komisionit javën e ardhshme”,

(Kosova Sot Online)