Tri gra e raportojnë në polici se i kanosi verbalisht, arrestohet një person në Ferizaj
Një rast i dhunës ka ndodhur në një familje në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra e raportuan se i ka kanosur verbalisht.
“KANOSJA-DHUNA NË FAMILJE – Ferizaj/16.04.2024-14:30. Më 18.04.2024 tre viktimat ferma kosovare kanë raportuar se janë kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
(Kosova Sot Online)