Lexoni edhe:
Protesta e dhunshme para Bashkisë në Tiranë, hidhet molotov
Mesditën e kësaj të premte u zhvillua protesta qytetare, e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kundës aferave korruptive në Bashkinë e Tiranës.
Protesta e sotme është në vazhdën e zemërimit qytetar që ka shpërthyer ndaj Erion Veliaj pas daljes në publik të aferës korruptive e njohur si afera "5D", aferë që pasoi me arrestimin e kupolës drejtuese të bashkisë Tiranë, drejtorë të besuar të Erion Veliajt.
Protesta e dhunshme para Bashkisë në Tiranë, hidhet molotovLexoni edhe:
Qytetarët janë të zemëruar me reagimin e drejtësisë, e cila po amniston Veliajn dhe arreston vetëm njerëzit që i lëshon ai, përballë një situate të tillë qytetarët e Tiranës janë të vendosur për të larguar kreun e organizatës korruptive të kryeqytetit, Erion Veliaj.
Në pamjet e siguruara nga protesta, të fotoreporterit Felix Bilani duket një pamje surreale që personifikon partinë shtet, ku duket Policia e Shtetit duke mbrojtur hajdutin nga qytetarët.
(Kosova Sot Online )