Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy personave

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 18:34
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy personave

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Personat e dyshuar për të cilët Policia ka publikuar edhe fotografi kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë huaj, që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.


(Kosova Sot Online)