Protesta qytetare kundër korrupsionit të Veliajt: Policia mbron hajdutët nga qytetarët

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 19:05
Protesta qytetare kundër korrupsionit të Veliajt: Policia mbron hajdutët nga qytetarët

Mesditën e kësaj të premte u zhvillua protesta qytetare, e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kundës aferave korruptive në Bashkinë e Tiranës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Protesta e sotme është në vazhdën e zemërimit qytetar që ka shpërthyer ndaj Erion Veliaj pas daljes në publik të aferës korruptive e njohur si afera "5D", aferë që pasoi me arrestimin e kupolës drejtuese të bashkisë Tiranë, drejtorë të besuar të Erion Veliajt.

Qytetarët janë të zemëruar me reagimin e drejtësisë, e cila po amniston Veliajn dhe arreston vetëm njerëzit që i lëshon ai, përballë një situate të tillë qytetarët e Tiranës janë të vendosur për të larguar kreun e organizatës korruptive të kryeqytetit, Erion Veliaj.

Në pamjet e siguruara nga protesta, të fotoreporterit Felix Bilani duket një pamje surreale që personifikon partinë shtet, ku duket Policia e Shtetit duke mbrojtur hajdutin nga qytetarët. 

(Kosova Sot Online)