Kryetari i Zubin Potokut: Votimi i 21 prillit në Veri s’do të ketë sukses
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se referendumi i të dielës në katër komunat veriore nuk do të këtë sukses.
Ai ka thënë se këtë e ka kuptuar edhe Lista Serbe – andaj edhe është tërhequr.
“Çfarëdo votimesh që do të mbahen nuk do të mundën që me pas sukses sepse janë disa argumente në të cilat unë kam besuar. Në këtë komunë, Lista Serbe edhe ato vota që i ka marrë ka qenë duke votuar komisionerët e tyre, pa asnjë kontroll. Nuk kanë pasur komisionerë të subjekteve tjera. Ky është argumenti i parë, se nuk është numri i votuesve qysh e paraqesin ata. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk do të i përgjigjen Listës Serbe dhe mendimi im ka qenë prej kohës që nuk mundet me pas sukses. Tani këtë e ka parë edhe Lista Serbe dhe natyrisht është tërhequr për shkak më një formë të dal me ‘fytyrë’ pak në mesin e votuesve të saj”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)