Arrestohet 17 vjeçari kosovar pasi ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 20:49
Arrestohet 17 vjeçari kosovar pasi ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar

Raportohet se një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I lënduari nga ky rast është transportuar për mjekim në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga thika.

“Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve “Ramadan R3xhe & Uran Tinova” në Ferizaj është një lëndim i rëndë trupor. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person me një armë të ftohtë ( thikë) ka lënduar rëndë një person tjetër mashkull, të moshês 20 vjeçar dhe është larguar në drejtim të panjohur. I lënduari menjëherë për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari tashmë është ndaluar për 24 orë.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga njësi të tjera kanë identifikuar të dyshuarin E.C ( M/K) i moshës 17 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 19:30 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura tjera hetimore. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka vendosur për ndalimin e të dyshuarit për 24 orë”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)