Murati kritikon Kurtin: S’është kohë e mburrjeve, të gjitha marrëveshjet e deritanishme injorojnë shqiptarët në Kosovën Lindore

  • 20 April 2024 - 09:15
Murati kritikon Kurtin: S’është kohë e mburrjeve, të gjitha marrëveshjet e deritanishme injorojnë shqiptarët në Kosovën Lindore

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Murati ka thënë se  “mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë, që nuk përfshin reciprocitetin e zgjidhjeve të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore është një mburrje e kot dhe populiste”.

Murati ka thënë se Kurti duke dalë kundër idesë për ripërcaktimin e kufijve dëmtoi rëndë funksionalitetin e Kosovës, pozitën e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe vetë mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sigurisht kjo politikë iu shpërblye me marrje të pushtetit, por jo me zgjidhje të mira për Kosovën. Andaj, mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë, që nuk përfshin reciprocitetin e zgjidhjeve të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore është një mburrje e kot dhe populiste. Ajo mund të sjell vota aktualisht, por nuk jep zgjidhje afatgjata. Vetëm një shkëputje nga logjika e zgjidhjeve që përfshijnë vetëm të drejtat e serbëve në Kosovë, dhe përfshirja në marrëveshjen me Serbinë edhe e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, do të mund të krijonte një situatë të favorshme për funksionalitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online )