O’Brien nga Beogradi: Kosova premtoi se do të zbatoj obligimin për themelimin e Asociacionit

  • E.K /
  • 20 April 2024 - 11:26
O’Brien nga Beogradi: Kosova premtoi se do të zbatoj obligimin për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona. Pres që kjo të jetë temë edhe në Nju Jork”, tha O’Brien.

(Kosova Sot Online)