Kjo është pasuria e Glauk Konjufcës

  • E.K /
  • 20 April 2024 - 13:48
 Kjo është pasuria e Glauk Konjufcës

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar sot formularët e regjistrimit të pasurisë për zyrtarët e shtetit, në mesin e të cilëve është edhe ai i Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tek pasuritë e paluajtshme, Konjufca ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërvë në vlerë 44 mijë euro, banesën tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpunë e prindërvë në vlerë 45 mijë euro dhe tri toka në pronësi të prindërve që bashkë kushtojnë mbi 60 mijë euro, një parking 6 mijë euro si dhe një depo në vlerë 500 euro.

Tek paratë e gatshme, Konjufca ka deklaruar 3 mijë e 510 euro si kursime nga të ardhurat personle dhe 5 mijë e 594 euro, si shumë e akumuluar nga pagat e marra.

Konjufca merr pagë vjetore në vlerë 27 mijë e 555 euro si Kryetar i Kuvendit, derisa 3 mijë e 589 euro ka deklaruar se i ka marrë si mëditje për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

(Kosova Sot Online)