Bie aksidentalisht nga kati i katërt 40-vjeçari, ishte duke punuar për riparimin e një apartamenti
Një 40-vjeçar sot në Shkodër ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve të policisë, 40-vjeçari ka qenë duke bërë punime në apartament.
Aktualisht, i lënduari është në kujdesin e mjekëve, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rasti është në hetime.
Njoftimi:
“Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti. Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)