Ngjarjet e paralajmëruara për sot

  • 22 April 2024 - 07:39
Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet për sot:

09:00- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zv..ministrin Hysen Durmishi. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)

09:00- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

09:30- RIDEA organizon konferencën “Formësimi i paqes: Përfshirja e grave në procesin e paqes Kosovë-Serbi”. Marrin pjesë Alyson Grunder zëvendës-shefe/E ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë; Jonathan Hargreaves ambasador i Britanisë së Madhe; Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë).

10:00- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencë për medie, lidhur me ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. (Zyrat e ASK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00- Grupi i studentëve të nivelit master të Fakultetit Juridik, Programi Kushtetues-Administrativ në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, mban konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Tokës. Me këtë rast do të prezantohet studimi “Marrëveshja e Parisit dhe gjendja e mjedisit në Kosovë”. (Hotel “Sirius”)

10:00- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) organizon tryezën “Java e imunizimit”. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:30- Shoqata “Handikos” shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës, me moton ‘’Kujdesi për tokën na lumturon!” (Qendra e Resurseve të “Handikos”, Prishtinë)

11:00- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës)

11:00-Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zv..ministri Jeton Raka do të mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e ish-Rilindjes)

(Kosova Sot Online )