Tahiri: Sot BE-ja zyrtarisht kushtëzoi integrimin e Serbisë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi Edita Tahiri, është deklaruar rreth kushtëzimit të Serbisë nga ana e Bashkimit Evropian me normalizimin e raporteve me Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas saj, BE-ja zyrtarisht kushtëzoi integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën, të bazuar në Kapitullin 35 e që sipas saj, ky kushtëzim për Serbinë u arrit në kohën sa ajo ishte kryenegociatore.
“Sot BE-ja zyrtarisht kushtëzoi integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën te bazuar ne Kapitullin 35 qe e arritem kur isha une kryenegociatore – ky eshte rezultat i dialogut nga ne qeverite e kaluara, pra ia vume kushtin Serbise se nuk ka pranim te Serbise ne BE pa njohjen e Kosoves. Ndersa kjo qeveri nuk beri asnje perparim”, ka shkruar Tahiri.
(Kosova Sot Online)