Politikani serb falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në OKB

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 11:37
Politikani serb falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në OKB

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij në mbledhjen e OKB-së në Nju Jork, i cili u bë nga policia sekrete serbe private BIA e Vuçiqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Atentat i cili u urdhërua sepse vendosa lule në varrin e vajzës shqiptare të vrarë, Blerina Jashari, e cila ishte vetëm 7-vjeçe!”

“Tani e vërteta për rastin tim ka ardhur në OKB, që e gjithë bota ta dijë se si po përhapet urrejtja në Serbi nga regjimi diktatorial ndaj të gjithëve në Serbi që duan paqe dhe pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, shkroi Sandulloviq në postimin e tij në platformën X.

(Kosova Sot Online)