Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”

  • S.A /
  • 23 April 2024 - 12:18
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”

Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. Ky projekt parashihet të kushtojë 6 milionë euro. Tenderi është hapur të hënën dhe kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 maj, transmeton "Kosova Sot Online ".

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga kryetari Përparim Rama, ka shpallur të hënën njoftimin për kontrata për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”.

Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës është 6 milionë euro.

Kompanitë që janë të interesuar për ndërtimin e këtij projekti, mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 maj.

Lloji i procedurës së prokurimit është i hapur.

Kohëzgjatja e kontratës, pra përfundimi i punimeve është paraparë që të bëhet brenda 180 ditëve.

Për këtë projekt nga kabineti qeverisës i kryetarit Përparim Ramë, kanë thënë se është me rëndësi të veçantë.

Krenar Xhaferi drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës në një intervistë kishte thënë se ky projekt përfshin rrugën “Bajram Kelmendi” dhe “Agim Ramadani” dhe do të vazhdojë deri te rrethi te objekti i Komunës së Vjetër, si dhe nga Xhamia e Madhe në drejtim të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në vazhdimësi është kritikuar punën e tollovisë në trafik dhe ka premtuar se do të përmirësojë këtë problem të kryqytetit.

(Kosova Sot Online )