Edward Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 14:20
 Edward Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se ky i fundit u mund nga Osmani me një përgatitje dinjitoze, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani e cila ishte e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme. Osmani: “Ndërhyrja e NATO-s … shënoi një … moment historik vendimtar në historinë e njerëzimit.” Përfaqësuesi rus: “Agresioni i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë u bë një pikë uji në historinë globale”, ka shkruar profesori Joseph në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)