Vizat për serbët e Kosovës, Çollaku: Është një vendim krejtësisht i panevojshëm, i paarsyeshëm

  • E.k /
  • 24 April 2024 - 07:43
Vizat për serbët e Kosovës, Çollaku: Është një vendim krejtësisht i panevojshëm, i paarsyeshëm

Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se ky është një vendim i panevojshëm, i paarsyeshëm, duke thënë se cenon në mënyrë të drejtpërdrejt në një formë dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës.

“Është një vendim krejtësisht i panevojshëm, i paarsyeshëm dhe mbi të gjitha që cenon në mënyrë të drejtpërdrejt në një formë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, sepse dihet, poseduesit e pasaportës janë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe vetëm organet kompetente të përcaktuara me kushtetutë dhe me ligje nga ana e Republikës së Kosovës kanë të drejt të pajisen me pasaporta përkatëse për udhëtim”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)