![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Arrestohet gruaja e cila tentoi të fuste drogë në burg
![Arrestohet gruaja e cila tentoi të fuste drogë në burg](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/09/auto_burgu-696x392-1-600x3601694260138.jpeg)
Raportohet se është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kishte tentuar të kontrabandonte drogë në Burgun e Dubravës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka sekuestruar drogën, të llojit marihuanë në sasi 51 gramë.
E dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Qendra Korrektuese, Dubravë- Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh dërguar mediave.
(Kosova Sot Online)