BDI e Ali Ahmetit nis festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skenderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skenderbeu në Shkup për të festuar. Mes të pranishmëve edhe Artan Grubi dhe Nazim Bushi.
“U çlirua Çairi, fitoi Maqedonia Evropiane. Me gjithë ato obstruksione, me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI-në dhe Ali Ahmetin votuesit u përcaktuan për BDI-në dhe Ali Ahmetin, kjo fitore do të dyfishohet më 8 maj. Kjo fitore do të jenë garantuese për Maqedoninë Evropiane. Jemi te sheshi jonë, këtë shesh e ka ndërtuar Ali Ahmeti dh UÇK-ja. Dhe ky nuk është provokim”, tha Grubi.
Ndërkohë paraprakisht gazetarja jonë Fatlume Dervishi raportoi se zyrtarët e VLEN-it kanë lëshuar zyrat dhe janë zhvendosur në zyrat e lëvizjes demokratike. Në shesh janë vërejtur edhe jë numër i madh i forcave policore.
(Kosova Sot Online)