Prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj gruas së Sanchez
Prokuroria e Madridit ka kërkuar sot që të pushohet çështja kundër gruas së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begonja Gomez, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një gjykatë spanjolle nisi dje një hetim paraprak nëse gruaja e kryeministrit spanjoll ka kryer krimin e shitjes së ndikimit dhe korrupsionit gjatë kryerjes së detyrës së saj private.
Gjykata nuk dha detaje të tjera pasi çështja është e vulosur dhe paraprake, duke deklaruar vetëm se ajo pasoi një ankesë të grupit antikorrupsion Duart e pastra, kreu i të cilit ka lidhje me të djathtën ekstreme.
Grupi pretendoi se Gomez përdori ndikimin e saj si gruaja e kryeministrit për të siguruar sponsorë për një kurs master në universitetin që ajo drejtonte.
(Kosova Sot Online)