![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Vjen një paralajmërim nga Beogradi për Këshillin e Evropës, “Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet”
![Vjen një paralajmërim nga Beogradi për Këshillin e Evropës, “Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet”](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/27/auto_259824-scaled-1-600x3601714220276.jpg)
Drejtori i Institutit për Çështje evropiane në Beograd, Naim Leo Besiri, ka thënë se duke qenë se qeveria e Serbisë përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit e saj për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia s’ka nevojë që të largohet nga Këshilli i Evropës, meqë sipas Besirit, Këshilli i Evropës do ta dëbojë Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Meqenëse qeveria përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia nuk ka nevojë të largohet nga Këshilli i Evropës, ata do të na dëbojnë.Gjatë kësaj kohe, Kosova miraton një ligj për partneritetet e të njëjtes gjini dhe do t’i pranojnë ata në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Besiri.
Kako je vlast upregla ratne zločince i relativizatore na bunu protiv rezolucije UN kojom se obeležava počinjeni genocid u Srebrenici ne treba Srbija da izlazi iz Saveta Evrope, izbaciće nas.
— Naim Leo BEŠIRI (@NaimLeoBesiri) April 27, 2024
Za to vreme Kosovo usvaja zakon o istopolnom partnerstvu i primiće ih u Savet Evrope.
(Kosova Sot Online)