Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet

  • A.P /
  • 28 April 2024 - 15:40
Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet

“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje”, shkroi Zakharova në aplikacionin Telegram,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht”, tha ajo.

Si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe me Ministrinë ruse të Financave, si dhe i bllokuan gati 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim.

Shumica e aseteve të ngrira ruse janë në institucionet financiare evropiane, e jo në ato amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se sasi të mëdha parash të Perëndimit ndodhen ende në Rusi, të cilat mund të jenë cak i kundërmasave nga Moska.

“Mundësia e veprimeve ligjore [kundër konfiskimit të aseteve ruse] do të jetë shumë e hapur”, tha ai.

“Rusia do t’i shfrytëzojë ato dhe do ta mbrojë veten pafundësisht”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)