Kreu i Kishës Ortodokse Serbe: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë kurrë

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 17:11
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë kurrë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën sot në liturgjinë e manastirit të Zllaticës në Podgoricë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mediat serbe raportojnë se ai ka thënë se Kosova është “vatër e vjetër serbe që nuk do ta lëmë”.

Në liturgji raportohet se morën pjesë edhe disa fëmijë serbë nga Kosova.

“Fëmijët nga Kosova e kryqëzuar, por e shenjtë janë me ne dhe gjithmonë na sjellin gëzim. Kosova është vatra jonë e vjetër serbe, të cilën nuk e harrojmë dhe nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta lëmë”, citohet të ketë thënë Joanikije.

(Kosova Sot Online)