![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Aksident mes veturës dhe motoçikletës: Vdesin dy persona në vend të ngjarjes
![Aksident mes veturës dhe motoçikletës: Vdesin dy persona në vend të ngjarjes](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/03/auto_LAJMI_I_FUNDIT1712131428.jpg)
Raportohet se një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.
Ai ka treguar se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)