15 vjeçari godet me thikë 18 vjeçarin në Tiranë
Policia e Tiranës sot ka arrestuar një 15-vjeçar, pasi ka goditur me thikë një 18-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.
I plagosuri është 18-vjeçari me inicialet A.L., dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.
“U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)