Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit, tani i ka falur të gjithë (përjashto kriminelët)

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 09:07
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit, tani i ka falur të gjithë (përjashto kriminelët)

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi është deklaruar së fundmi rreth bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë viteve 1989-1999, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se është e rëndësishme që këta persona nuk e kanë më asnjë borxh ndaj agresorit dhe se të tillët duhet që të përqafojnë vlerat e kombit dhe t’i bashkohen shumicës së qytetarëve të lire.

“Debati rreth njerzve të afërt me pushtetin serb 1989-1999. E rendesishme është se asnjëri nga lojalistët e kohës së okupimit nuk kanë më asnjë borxh ndaj shtetit agresor që ka ik. Ata duhet të pajtohen me këtë fakt dhe duhet të perqafojnë vlerat e kombit të vet në mënyrë që t’i bashkohen shumicës së qytetarëve të lirë”, tha Mustafa.

(Kosova Sot Online)