Klinë: Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij, arrestohet një person
Një person nga komuniteti ashkali është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 22.04.2024.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
Njoftimi i policisë:
MARDHËNJE SEKSUALE BRENDA FAMILJES
Klinë, Pejë 22.04.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër ashkali, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
(Kosova Sot Online)