Ju keqësua gjendja shëndetësore, vdes një grua në aerportin e Prishtinës, ishte duke ardhur nga Zvicra

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 10:54
Ju keqësua gjendja shëndetësore, vdes një grua në aerportin e Prishtinës, ishte duke ardhur nga Zvicra

Një grua ka ndërruar jetë në Aeroportin e Prishtinës derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raporti i plotë:

ANP-së, Adem Jashari 29.04.2024-22:25. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)