Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 19:00
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.”

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]


(Kosova Sot Online)