Ky është shqiptari të cilin e kërkonte Interpoli

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 19:38
Ky është shqiptari të cilin e kërkonte Interpoli

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere,  ka arritur të arrestoi një person me urdhërarrest ndërkombëtar,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Burimet kanë thënë se i arrestuari është Arben Haradinaj, i dënuar me 15 vite burgim për trafikim me narkotik.

Arbeni kërkohej nga Interpoli ndërsa i njëjti është prangosur në Ferizaj gjatë së hënës dhe ka shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Lajmi pak më parë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës: “Me datë 29.04.2024 në qytetin e Ferizajt, ky njësit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Narkotik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj një shtetas nga Maqedonia e Veriut  me inicialet A.H., (viti i lindjes 1983) i shpallur në kërkim ndërkombëtar të INTERPOL-it për veprën penale “Trafikim me Narkotik”.

Me urdhër të Prokurorit kompetent, ndaj Arben Haradinajt do të aplikohen procedurat e parapara për këto raste, deri në ekstradimin e tij.

Rikujtojmë se FAST Kosova së fundi ka arrestuar disa persona në raste të ndara e që ndaj të njëjtve kishte urdhërarrest të lëshuar nga Interpoli

(Kosova Sot Online)