KQZ me fushatë për edukimin dhe informimin e votusve të rinj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë fushatë për edukimin dhe informimin e votuesve të rinj për procesin zgjedhor në vendin tonë.
Ky projekt do të mbështetët vullnetarisht nga Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ligjërues dhe trajnerë me eksperiencë në qendrat regjionale.
Zëri yt, vota jote!”, është slogani shoqërues i kësaj fushate që do të fillojë më 7 maj dhe do të përfundojë më 31 maj 2024 dhe që ka për qëllim edukimin dhe informimin e të rinjëve të cilët mund të jenë votues për herë të parë në procesin e ardhshëm zgjedhor.
E drejta dhe rëndësia e votës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur përfaqësuesit, procesi dhe sistemi zgjedhor në Kosovë, informimi për qendrën e votimit dhe mundësinë për ndërimin e saj në çdo kohë, janë vetëm disa nga temat kryesore për të cilat do të informohen të rinjtë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
(Kosova Sot Online)