Vulin ofendon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 09:53
Vulin ofendon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiq, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Nëse Spajiq vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit, për të cilin serbët janë komb gjenocidal, për të idetë e Lidhjes së Prizrenit janë Karta Evropiane”

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo

(Kosova Sot Online)