Lexoni edhe:
Befasia e madhe në ndeshjen Bayern Mynih-Real Madrid, bukuroshja shqiptare shfaqet provokative në 'Allianz Arena'
Mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully sot në emër edhe të ekipeve të tjera mbrojtëse kërkoi që njëra nga dëshmitë që pritet të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, transmeton "Kosova Sot Online".
Tully tha se parashtrimi i tyre lidhet me një album fotografish që dëshmitari është pyetur gjerë e gjatë ndërsa, mbrojtja nuk i ka në dispozicion. Avokati tha se ZPS-ja iu kishte thënë që as ata nuk i kanë në zotërim këto fotografi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Kjo ka të bëjë lidhur me kërkesën e përdorimit të rregullës 154 për të ndjekur përmes videolidhjes dëshmitarin e javës së ardhshme. Ekipet e mbrojtjes nuk e kundërshtojnë këtë kërkesë për vidolidhje, por kemi një koment lidhur me një prej dokumenteve që do të përdorën. Bëhet fjale për materialin 021672021673 i redaktuar, lidhet me dëshminë në një procedurë hetimore. Janë faqe që gjenden në materialin… ku dëshmitari është pyetur gjerë e gjatë lidhur me një album fotografish. Desha të thoja që neve nuk na e kanë dhënë albumin me fotografi dhe prokuroria thotë që as ata nuk e kanë në zotërim këtë album të fotografive. Kështu që ne mendojmë që kjo dëshmi nuk duhet të ketë vlerë provues. Ndryshe, nuk do e kundërshtojmë pjesën për videolidhje”, tha Tully.
Lidhur me këtë parashtrim të ekipeve mbrojtëse, nuk patën asgjë për të thënë përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ndërsa, seanca vazhdoi e mbyllur për publikun për t’u dëgjuar dëshmitari.
(Kosova Sot Online )