
Plagosen disa persona në Podujevë si pasojë e të shtënave me armë zjarri

Raportohet se një rast i rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur disa persona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rasti ka ndodhur diku rreth orës 15:40, në fshatin Lupq të Epërm.
Dyshohet se numri i të plagosurve është katër.
Konteksti dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje akoma janë bërë të ditura.
Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar.
(Kosova Sot Online)