Këta janë personat që u plagosën dhe aktualisht janë në QKUK

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 18:42
Këta janë personat që u plagosën dhe aktualisht janë në QKUK

Raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime pasi është therur me thikë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Konflikt dyshohet se janë përfshirë disa anëtarë të familjes Hoxha dhe të familjes Menxhiqi.

Sipas informacioneve të para, tre personat e plagosur me armë zjarri janë Ferat Hoxha, Arjanit Hoxha dhe Sejdi Hoxha, ndërsa të lënduar dyshohet se kanë mbetur edhe nga pala tjetër, Ferit Menxhiqi dhe Berat Mexhiqi.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.”.

(Kosova Sot Online)