Prokuroria: Plagosjet në Lupq ndodhën pas mosmarrëveshjeve familjare
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në Lupç të Podujevës, transmeton Kosova Sot Online.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve janë lënduar katër persona.
Ajo tha se një person është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar.
Ulaj shtoi se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti.
(Kosova Sot Online)