Bedri Hamza premton rritje pagash

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 20:20
Bedri Hamza premton rritje pagash

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shkruar të mërkurën në Facebook për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se “po bëhen gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre”.

Dita e Punëtorëve, 1 Maji, ndër tjerash, duhet të na shërbejë edhe si ditë reflektimi për pozitën e punëtorëve në Kosovë. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e sindikalistëve, t’i mbështesin kërkesat e tyre dhe pandalshëm të punojnë për kushte më të mira dhe krijim të vendeve të reja të punës. Po bëhen gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre”.

Bedri Hamza po ashtu ka premtuar rritje të pagave, duke thënë se si në të kaluarën do të i rrisin pagat sërish.

(Kosova Sot Online)