Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 20:52
Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina

Shumica e amerikanëve besojnë se Kina e përdor rrjetin TikTok për të ushtruar ndikim tekopinioni publik në Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos. Anketa u zhvillua ndërsa Uashingtoni shton përpjekjet për të ndaluar rrjetin social në pronësi kineze.

Rreth 58% e të anketuarve në sondazhin dyditor, i cili u mbyll të martën, bien dakord me deklaratën se qeveria kineze e përdor rrjetin TikTok, në pronësi të firmës kineze ByteDance, për të “ndikuar tek opinioni publik amerikan”. Rreth 13% nuk ishin dakord, dhe pjesa tjetër ishin të pasigurt ose nuk iu përgjigjën pyetjes.

Mbështetësit republikanë kishin më shumë gjasa sesa demokratët që ta shihnin aplikacionin TikTok si vegël të qeverisë kineze për të ndikuar tek opinioni publik amerikan.

Rrjeti TikTok thotë se ka shpenzuar më shumë se 1.5 miliardë dollarë për sigurinë e të dhënave dhe nuk do t’i ndajë me qeverinë kineze të dhënat e 170 milionë përdoruesve amerikanë.

(Kosova Sot Online)