Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

  • E.K /
  • 02 May 2024 - 10:11
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se e ka emëruar Mentor Latifin ambasador të Kosovës në Zvicër.

Tutje, Osmani e ka uruar Latifin në detyrën e tij si ambasador.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)