Tension në Kuvend, Bogujevci urdhëron sigurimin t’i largojë nga salla deputetët Zyba e Shala, kërkesa nuk përfillet

  • S.A /
  • 02 May 2024 - 13:12
Tension në Kuvend, Bogujevci urdhëron sigurimin t’i largojë nga salla deputetët Zyba e Shala, kërkesa nuk përfillet

Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar me ton të lartë që sigurimi t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin e PDK-së, Ferat Shala në seancën e sotme ku po diskutohet për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Thirrja erdhi pasi situata u tensionua kur PDK-ja kërkonte fjalën në reagim ndaj mazhorancës dhe Bogujevci tha se rregullorja s’lejonte që diskutimi të vazhdonte në atë mënyrë.

“Mimoza kundër-replikë. Jo, më falni, nuk mundem secilën herë në bazë të kërkesave të juaja, me dalë jashtë rregullores. Ishte replikë dhe kundër-replikë. Nuk mund t’ia japë fjalën dikujt në kundër-replikë të dikujt tjetër”, tha Bogujevci dhe shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila e mori fjalën.

Pasi ajo doli në foltore, deputeti i PDK-së e kapi mikrofonin, ndërsa për të ndërhyrë shkoi deputeti i LVV-së.

(Kosova Sot Online )