Osmani për Masakrën e Studimes: Serbia shoviniste ishte agresori
Sot shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës së Vushtrrisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në akademinë përkujtimore nën patronatin e kryetarit Ferit Idrizi, foli edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ajo theksoi se historitë e masakrave janë dëshmi e fuqishme Kosova ishte viktima dhe jo agresori.
“Serbia shoviniste ishte agresori, se Serbia kreu krimet, ndërkaq Kosova mbronte vetveten”, tha Osmani.
(Kosova Sot Online)