Në gjendje të dehur bie në gropën e ashensorit, vdes 57-vjeçari në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 57-vjeçar ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se 57-vjeçari, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57-vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)