Fronti Europian ua lë në duar qytetarëve për kë të votojnë

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 19:53
Fronti Europian ua lë në duar qytetarëve për kë të votojnë

Fronti Evropian ka vendosur që meqë nuk janë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mos përcaktohen e të ju lënë qytetarëve të vendosin për kënd duan të votojnë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky konstatim erdhi pas mbledhjes në Strugë të përfaqësuesve të subjekteve politike që përfaqësojnë këtë koalicion të gjerë.

“Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e sotme në Strugë konstatuan se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill kaloi në atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, ndërkohë që fitorja prej 40 mijë vota e dr.Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit – kandidatit të opozitës, është fitore e cila do të thellohem edhe më shumë më 8 maj, në Zgjedhjet parlamentare kur Fronti Europian do ta shënojë fitoren historike”.

“Me këtë rast, meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”. Thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)