
Moti për sot dhe ditëve tjera të kësaj jave

Sot në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje lokale shiu, ndërsa temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje. Ka mundësi edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Reshje të herëpashershme, lokale shiu priten edhe të shtunën, me mundësi edhe për ndonjë rrebesh lokal shiu me bubullimë. Po ashtu do të ketë edhe intervale kohore me diell në disa zona, ndërsa mbetet mot i freskët. Nganjëherë në disa zona priten reshje më intensive.
Nga e diela përmirësim dhe stabilizim i atmosferës, megjithatë mund të ketë reshje të izoluara. Presim më shumë intervale kohore me diell dhe shumë më pak reshje. Temperaturat do të fillojnë të rriten.
(Kosova Sot Online)