
Graçanicë: Me veturën e tij e goditi veturën e dy personave të tjerë, arrestohet për tentim vrasje i dyshuari

Në Graçanicë një person e ka goditur me veturën e tij një veturë tjetër ku gjendeshin brenda dy persona, përcjell “Kosova Sot Online”.
Si pasojë dy viktimat kanë pësuar lëndime
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Graqanicë / 02.05.2024 - 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)