
Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se viktima është dërguar në IML për ekzaminim.
Nga ana e policisë, rasti është cilësuar si “dhunim”.
Rasti është në hetim.
Njoftimi i policisë:
DHUNIM
Kaçanik-Ferizaj / 01.05.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)