Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë, atë që e mban publikun të informuar

  • E.k /
  • 03 May 2024 - 11:54
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë, atë që e mban publikun të informuar

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i cili mban përgjegjës udhëheqësit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë – atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban udhëheqësit përgjegjës”, ka shkruar ambasada në X.

Në këtë ditë është publikuar raporti për lirinë e shtypit nga Reporterët pa Kufij.

Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të.

(Kosova Sot Online)