Dënohet me 24 vjet burg i akuzuari për dhunimin e dy të miturave në Prizren

  • 03 May 2024 - 12:06
Dënohet me 24 vjet burg i akuzuari  për dhunimin e dy të miturave në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave, transmeton "Kosova Sot Online".

E.G akuzohet se  nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyroi një të mitur për kryer akt seksual, duke kryer kështu veprën penale të dhunimit.

Të njëjtën vepër sipas njoftimit të Gjykatës, ai e përsërit nga një kohë e pavërtetuar deri në 1 mars 2024 duke dhunuar edhe një të mitur tjetër.

“Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së. Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON:

DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024. Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit. Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelor në Prizren.

(Kosova Sot Online )