Musar mbështet Pahor për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 16:35
Musar mbështet Pahor për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhësit të saj Borut Pahor për t’u bërë i dërguari i ardhshëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pirc Musar së fundmi tha për mediat se Pahor është “i aftë të marrë këtë post” duke pasur parasysh përvojën e tij 17 vjeçare në poste të larta politike në Slloveni.

Ajo e cilësoi atë si një kandidat ideal, pasi siç thotë ajo, sllovenët e dinë mirë situatën në rajon dhe nuk kanë motive të fshehura.

Gjatë konferencës ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, ish-presidenti i Sllovenisë shprehu sërish dëshirën për të marrë këtë pozicion dhe u mbështet nga kryeministri Robert Golob.

Pahor së fundmi njoftoi se po punon për një draft për të vazhduar dialogun dhe për të koordinuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Giuseppe Borella, vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Quinte, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.

I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës emërohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, por vendimin përfundimtar e marrin liderët e BE-së.

(Kosova Sot Online)